top of page

METODA E KATËR KUADRATEVE

Pak agjentë imobiliarë kanë guximin të dalin jashtë skemave të zakonshme.

Agjenti mesatar mbetet i ngujuar në atë që e quajmë “gara për mbijetesë”.

​

Për të dalë nga ky cikël i pafund dhe i lodhshëm, Tiziano Benvenuti ( CEO i kompanisë) ka zhvilluar dhe përmirësuar Metodën e Katër Kuadrateve, një sistem rritjeje për Agjentët Imobiliarë dhe Pronaret e Agjencive që duan të kalojnë nga roli i thjeshtë i “shitësit” në atë të “ndërtuesit të lidhjeve” fitimprurëse për Shitësit, Blerësit dhe për vetë Agjencinë e tyre Imobiliare.

mm1.png

Përse funksionon metoda jonë?

Ne kemi dashur ta bëjmë gjithçka të thjeshtë dhe të qartë.

​

Fjalët kyçe të metodës tonë janë::

  • BUYERshitja dhe marrja e komisioneve.

  • LISTINGkërkimi i kontakteve, ndërtimi i marrëdhënieve dhe marrja e pronave me ekskluzivitet.

  • FINANCE: menaxhimi i rrjedhjes së parasë, i pasurisë dhe i aseteve financiare/imobiliare.

  • TEAMkrijimi dhe mbajtja e një skuadre.

​

Këto katër kuadrate zhvillohen mbi dy shtylla kryesore:

​

  • ROLE PLAY: përgatitja dhe stërvitja.

  • DIGITALE: përdorimi i mjeteve digjitale dhe online për rritjen e agjencisë.

Secili kuadrat lidhet me një nga katër fazat themelore të punës së një agjenti imobiliar, duke shpjeguar si të zhvendosësh fokusin nga puna e ndërmjetësimit tek burimi kryesor i pasurisë për çdo agjenci: ASETET e saj.

bottom of page