Rreth nesh
Trajnimi si çelësi i Suksesit të Pakufishëm
Pas diplomimit për Gjeografi në vitin 1998, nis karrierën e saj profesionale në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Shumë shpejt kalon në role dinamike me organizatën "Unioncamere Puglia" në Tiranë, duke u bërë përgjegjëse për organizimin e takimeve B2B dhe misioneve të ndryshme në fushën e sipërmarrjes, ndërmjet kompanive italiane dhe atyre shqiptare.
​
Nëpërmjet kësaj përvoje, arrin të fitojë njohuri në sektorë të ndryshëm sic janë; sektori ushqimor, fusha e IT-së, përpunimi i metaleve dhe sektori i modës e shumë të tjerë.
​
Më pas, punon si profesioniste e lirë duke bashkëpunuar me “Agjencinë Italiane të Tregtisë”, zyrë e Ambasadës Italiane në Tiranë, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e kompanive italiane.
​
Në vitin 2017 ndërmerr rolin e sipërmarrëses në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke iu bashkuar brandit Century21 Albania.
​
Pjesëmarrja e saj në aktivitetet e ndryshme të fushës së punës në Itali dhe takimi me z.Tiziano Benvenuti shënojnë një fillim të ri në rrugëtimin e saj si coaching (trajnuese) për agjentë të pasurive të paluajtshme.
​
-min.png)
KUSH JEMI DHE ÇFARË OFROJMË?
Kush jemi?
Make Money Organization (MMO) është një kompani e specializuar në trajnimin profesional të agjentëve dhe brokerëve të pasurive të paluajtshme.
​
Çfarë ofrojmë?
Ne ofrojmë kurse trajnimi të strukturuara dhe metoda inovative që ndihmojnë agjentët dhe brokerët të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme. Programet tona përfshijnë strategji efektive, sisteme të provuara dhe edukim financiar profesional.
​
METODA E KATËR KUADRANTEVE
​
Pak agjentë të pasurive të paluajtshme kanë guximin të dalin jashtë kornizave.
​
PËRSE FUNKSIONON METODA JONË?
Sepse kemi dashur ta bëjmë çdo gjë të thjeshtë dhe të qartë.
Fjalët kyçe të metodës sonë janë:
BUYER: shitja dhe përfitimi i komisioneve.
LISTING: kërkimi i kontakteve, ndërtimi i marrëdhënieve dhe marrja e pronave me ekskluzivitet.
FINANCE: menaxhimi i rrjedhjes së parasë, pasurisë dhe aktiveve financiare e imobiliare.
TEAM: krijimi dhe mbajtja e një skuadre.
Këta katër kuadratë zhvillohen mbi dy shtylla kryesore:
ROLE PLAY: përgatitja dhe stërvitja profesionale.
DIGITALI: përdorimi i mjeteve digjitale /online për rritjen e agjencisë.
Çdo kuadrat lidhet me një nga katër fazat themelore të punës së një agjenti të pasurive të paluajtshme, ku shpjegohet se si të zhvendosësh fokusin nga puna e ndërmjetësimit drejt burimit numër 1 të pasurisë së çdo agjencie: ASET-et e saj.
.png)

